Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërndante kokainë/ Tiranë, vihet në pranga 22 vjeçari

schedule11:11 - 11 Tetor, 2025

schedule 11:11 - 11 Tetor, 2025

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Valias.

Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, peshoren elektronike dhe aparatin celular. / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!