Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për narkotikë dhe prostitucion/ Muriqan, kapet 56 vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

schedule10:18 - 11 Tetor, 2025

schedule 10:18 - 11 Tetor, 2025

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!