Presidenti Bajram Begaj ka ngritur shqetësimin për krizën demografike që ka prekur Shqipërinë dhe rajonin. Duke folur para akademikëve të Kosovës dhe Shqipërisë kreu i shtetit theksoi se ndryshimet demografike kërkojnë një strategji të mirëfilltë
Ndërkohë që guvernatori Gent Sejko tha se Demografia përfaqëson një forcë të fuqishme ekonomike dhe kërkon bashkëpunim të të gjitha aktorëve për zgjidhjen
Ministrja për Ekonominë Delina Ibrahimaj argumentoi se teknologjia po shihet tashmë si një mundësi për të kompensuar mungesat e punonjësve
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës pati si synim të bashkojë akademikë, studiues dhe përfaqësues institucionesh qendrore nga Shqipëria e Kosova, për të diskutuar mbi masat që duhet të merren për trajtimin e kësaj problematike.

