Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja e Sylvinho në kombëtare/ Trajneri: Të rëndësishme sfidat që kemi para, më pas vendosim

schedule17:03 - 10 Tetor, 2025

schedule 17:03 - 10 Tetor, 2025

“Jemi të përgatitur, besoj që nesër do të arrijmë rezultat të mirë”, kështu i shpreh trajneri i Kombëtares, Sylvinho gjatë konferencës për shtyp ku foli për ndeshjen me Serbinë që do mbahet në Leskovac në 11 tetor.

“Të gjithë jemi mësuar me presionin në futboll. Kush fiton nesër, rritet më shumë përqindja për të ecur përpara. Por jemi të qetë duke punuar fort”, tha ai.

I pyetur lidhur me të ardhmen në kombëtare, ai theksoi se është i lumtur për punën e tij në Shqipëri duke shtuar se është ai që mendon për të ardhmen dhe rrugëtimin e tij, por tani janë më të rëndësishme sfidat.

“Për të ardhmen time mendoj unë. Unë kam pasur një rrugëtim timin në karrierë…Por mund të them që jam i lumtur për punën time në Shqipëri dhe mund të them që nuk jemi të përhershëm. Sa i përket Serbisë, janë lojtarë të fortë, harxhojnë shumë energji, i shfrytëzojnë shumë mirë hapësirat. Sigurisht është një skuadër ndryshe nga ajo e 2018, por cilësitë teknike janë ende aty”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!