Komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci la shkuare paraditen e së premtes në ambientet e GJKKO.
Zereci do të kryejë takim e inspektime me kryetarin e Gjykatës, Erion Bani për gjendjen e sigurisë.
Një ditë më parë, Bani në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kërkoi inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave.
Ai deklaroi se duhen evidentuar të gjitha problematikat deri tek pyetja e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave për çdo shqetësim apo problematikë që mund të hasin gjatë ushtrimit të funksioneve./abcnews.al

