Eksperti i sigurisë Arben Dashevci komentoi për ‘Ballkan Update’ sistemin e sigurisë kibernetike ku u shpreh se Kosova është pre e sulmeve kibernetike. Më tej, Dashevci tha se krimet e tilla janë vepër e rëndë penale dhe duhet të dënohen, duke bërë një paralelizëm me SHBA e cila e dënon këtë akt më tepër sesa terrorizmin.
“Në SHBA krimi kibernetik dënohet më shumë se terrorizmi. Është një vepër shumë e rëndë, rrënon sistemin dhe grupi kriminal i merr informatat sensitive dhe mund ta dëmtojnë.
Duhet ta dënojë dhe Shqipëria dhe Kosova. Në shifra variojnë gjithmonë, ka periudha ku ka sulme dhe është e pamundur të caktohen sepse pasiguria globale ka sjellë këtë formë të re të sulmeve. Sulmet janë tepër të egërta dhe të shpeshta.”
Sa i takon lokaleve të kësaj të diele në Kosovë, eksperti u shpreh se shenjat që të ketë trazira gjatë zgjedhjeve janë minimale.
“Shanset janë minimale që të ketë trazira në zgjedhje si vitet më parë sepse ata që na i kanë shkaktuar nuk gjendet në Kosovë. Ne e dimë që po përballemi me luftën hibride të ardhur nga Serbia. Në aspektin e sigurisë së brendshme nuk pres asnjë eskalim.” / abcnews.al /

