Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirona-Ajaks,diplomacia e futbollit/ Në ceremoni, ish-kapiteni holandez Krol, ish-trajneri kuqezi Haan

schedule15:47 - 9 Tetor, 2025

schedule 15:47 - 9 Tetor, 2025

TIRANË- Të kujton diplomacinë e pingpongut. Historia e afrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kinën është ajo që të vjen ndërmend, ndërsa merr pjesë në ceremoninë në kujtim të ndeshjes së madhe të Kupës së Kampionëve, 17 Nëntori-Ajaks, në 1970, që përkon me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Holandës.

Ceremonia për barazimin e famshëm 2-2 në “Qemal Stafa” të Tiranës me kampionen e ardhshme të Europës u organizua nga Ambasada Holandeze dhe Federata Shqiptare e Futbollit, dhe presidenti Armand Duka e trajtoi pikërisht në këtë sens.

Nga Ajaksi, në “Arenën Air Albania” ishin ish-trajneri kuqezi, Ari Han dhe ish-kapiteni Rud Krol, që foli i pari.

“Ne luajtëm pasdite dhe ishte shumë vapë. Për ne ndryshimi i temperaturës ishte një problem i madh. Ne arritëm një barazim, në fund u barazuam 2-2 dhe natyrisht nuk ishim të lumtur. Ne donim të fitonim, por sigurisht ne mendonim se do të fitonim ndeshjen në shtëpi”.

Ish-tekniku i kombëtares, Ari Han, nxori një përfundim të saktë.

“Është e çuditshme që ne kthehemi sot në vendin tuaj, në një vend të vogël, por në një qytet që aktualisht është më i madh sesa Amsterdami, dhe kjo na duket si një shaka. Ne jemi të habitur për ndryshimet e mëdha në vendin tuaj. Sa i përket rezultatit 2-2, nuk është se ishte shumë i mirë për ne, por mendonim se do të fitonim në shtëpi. Ky ishte fillimi i Ajaksit të madh, Ajaksi i madh nisi në Tiranë me reultatin 2-2 dhe pastaj ne fituam gjithçka në 3-4 vitet e mëpasshme”

Nga Tirana, apo 17 Nëntori I asaj kohe, ishin të mirënjohurit Niko Xhaçka dhe Arben Çela.

Veterani 81-vjeçar Xhaçka vlerëson lart Ajaksin. Arben Çela ishte protagonist i golit të dytë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!