Kryeqyeti u trondit nga të shtëna me armë në sallën e Gjykatës së Apelit që i morën jetën gjykatësit Astrit Kalaja.
Gazetarja Etleva Delia tha për ‘Real Story’ se gjyqi i së hënës ishte për të ‘kundërshtuar’ veprimet përmbarimore në ndërtesë që konsistonin në largimin ose jo të banorëve nga godina. Më tej, Delia tha se njëra palë është futur si e pastrehë në këtë godinë, ndërsa tjetra pretendon se është trashëgimi nga gjyshi.
“Njëra palë është futur si e pastrehë dhe pala tjetër e ka blerë dhe pretendon se është trashëgimi e gjyshit. Ata e kanë thënë dhe vetë publikisht që janë nga Dukagjini. Pala tjetër pretendon se e kanë marë nga dokumente false. Gjykatat nuk kanë si e zgjidhin. Këta që presin një vendim të formës së prerë, por ka hyrë në lojë përmbarimi sepse disa familje janë larguar dhe disa refuzojnë të largohen.
Gjyqi ishtë kundërshtim i veprimeve përmbarimore, pra largimi ose jo i banorëve nga banesat.” / abcnews.al/


