Policia ka lënë në burg 31-vjeçarin Imer Krrashi, i cili me armë në makinë tentoi që t’u largohej kontrollit Forcave Shqiponja. Gjatë tentativës për t’u arratosur, më 5 tetor, në rrugën nga Liqeni i Thatë për te zona e TEG-ut, ai përplasi 7 makina dhe një automjet, kur për pasojë mbeti i plagosur një polic, i cili ishte jashtë detyrës.
Para togave të zeza ai tha se prej kohësh vuante nga ankthi dhe depresioni, ku merrte dhe mjekime. Ai u shpreh i penduar për ngjarjen dhe shprehu gatishmërinë për të shpërblyer personat e dëmtuar.
“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”, ka thënë Imer Krrashi./abcnews.al

