Ambasadorja Izraelite në Shqipëri Galit Peleg në një intervistë për “ABC News” foli për konfliktin në Lindjen e Mesme. Ambasadorja Izraelite theksoi se vendi i saj ka pranuar të gjitha kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve Arabe, por Hamas kërkon që ti ndryshojë këto kushte.
Peleg tha se Izraeli nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje nëse ajo nuk përfshin çarmatosjen e Hamas dhe largimin e këtij grupi terrorist nga qeverisja e Enklavës.
“Hamas po ndalon ndihmën humanitare. Për një vit e 10 muaj konfiskoi çdo furnizim me ushqim. Ka njerëz që po vuajnë në Gaza? Po. Por kjo nuk ndodh sepse Izraeli nuk lejon ndihmën humanitare”, tha ajo.
Gjatë intervistës, më tej theksoi se Hamas po përdor civilët si mburoja.
“Hamas jo vetëm që po u merr ushqimin, por sigurohet t’i përdorë si mburojë njerëzore. Hamas vret qytetarët e tij”, tha ajo, duke shtuar: “Është shumë e lehtë të mos jesh në Izrael, të mos kesh nevojë të kesh dilemat që ka mbi vendimet që merr kryeministri Izraelit, të mos mendosh për sigurinë e qytetarëve Izraelitë, të mos marrësh në konsideratë asgjë që ka të bëjë me mbrojtjen e Izraelit dhe te kritikosh Izraelin. Gjithashtu ju e dini se duke përdorur terminologji si gjenocidi, uria, gjëra të tilla epo është shumë e lehtë ti hedhësh këto deklarata në ajër. Por nëse i shihni vërtet faktet, numrat, do të shihni se kjo terminologji është thjesht e parëndësishme.”
/abcnews.al/

