Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana ndez motorët/ Endri Shabani: Binaj, mundësi për shpresë dhe zgjedhje e mirë përtej ‘Berishës’

schedule20:58 - 7 Tetor, 2025

schedule 20:58 - 7 Tetor, 2025

Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi fushatën zgjedhore për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Shabani tha se Binaj duhet inkurajuar për betejën përballë Ramës dhe makinerisë së tij. Më tej, Shabani shtoi se kandidatura e tij është mundësi për shpresë dhe zgjedhje shumë e mirë që shkon përtej Berishës.

“Unë besoj te integriteti i Binajt. Nuk është Binaj përballë Ogertës, është përballë Ramës dhe makinerisë së tij. Makineria e PS dhe patronazhistët, Flori duhet inkurajuar për betejën. Flori mund të inkurajojë shpresë që edhe nëse nuk fitohet tashmë, opozita të ketë një model për të fituar. Pas 11 majit, pesimisti është i jashtëzakonshëm. Kandidimi i tij, një mundësi për shpresë.

Unë nuk kam problem me PD, as me Alimehmetin. Problemin e kam me Berishën, kemi një kandidat që nuk vjen nga strukturat e PD. Nuk shoh asnjë gjë që pse nuk duhet ta mbështesim. E shoh si shpresë dhe zgjedhje shumë e mirë që të dilet përtej Berishës.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!