Izraeli pret që negociatat që po mbahen në Egjipt të sjellin sa më parë një marrëveshje paqeje. Kjo ishte deklarata që dha Ambasadorja Izraelite në Shqipëri Galit Peleg në një intervistë përABC News. Ambasadorja Izraelite në Tiranë tha se Tel Avivi zyrtar ka bërë gati shtretërit e spitaleve për të trajtuar të gjithë pengjet që ata presin që të lirohen.
“Mund t’ju them se nga ajo që shohim është se ka shumë përgatitje në spitalet izraelite me shumë shpresë për të pritur pengjet që do të kthehen. Ne e dimë se ata janë në një gjendje të shkatërruar. Po presim që të dale tym I bardhë nga Egjipti, kjo eshte pritshmeria jone per rezultatin.”
Galit Peleg zgjodhi ti përgjigjej kritikave ndërkombëtare nga vende si Franca apo Spanja se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza duke përdorur një frazë të kryeministrit Edi Rama. Ambasadorja Izraelite tha se të gjithë e kanë të lehtë të paragjykojnë Tel Avivin zyrtar ndërsa qëndrojnë të ulur në Europë.
“E dini dua ti përgjigjem kësaj pyetje me një shprehje të Kryeministrit Rama. Ai dha një intervistë, mendoj se ishte në muajin maj për Jerusalem Post. Ai tha diçka që mendoj se vendosë në një fare mënyre një kornizë. Ai tha është shumë e lehtë të ulesh në Europë dhe të kritikosh Izraelin. Ai tha që Izraeli nuk është perfekt, ai ka gjithashtu kritika ndaj nesh. Por ai theksoi se është shumë e lehtë të ulesh në Europë dhe të Kritikosh Izraelin.
Eshte shume e lehtë të mos jesh në Izrael, të mos kesh nevojë të kesh dilemat që ka mbi vendimet që merr Kryeministri Izraelit, të mos mendosh për sigurinë e qytetarëve Izraellitë, të mos marrësh në considerate asgje që ka të bëjë me mbrojtjen e Izraelit dhe te kritikosh Izraelin. Gjithashu ju e dini se duke përdorur terminologji si gjenocidi, uria, gjëra të tilla epo është shumë e lehtë ti hedhësh këto deklarata nv ajër. Por nëse i shihni vërtet faktet, numrat, do të shihni se kjo terminologji është thjesht e parëndësishme.”
Ambasadorja Izraelite theksoi se vendi I saj ka pranuar te gjitha kerkesat e Shteteve te Bashkuara dhe vendeve Arabe, por Hamas kerkon qe ti ndryshoje keto kushte. Peleg tha se Izraeli nuk do te pranoje nje marreveshje paqeje nese ajo nuk perfshin carmatosjen e Hamas dhe largimin e ketij grupi terrorist nga qeverisja e Enklaves.

