TEPELENË- Në mbledhjen e kryesisë, Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve, të cilët do garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në gjashtë bashkitë e vendit
Ishin drejtuesit politikë të qarqeve që konfirmuan emrat e kandidatëve të PS në një deklaratë për mediat.
Drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro u shpreh se Partia Socialiste kandidon Gramoz Sakon, për postin e kryebashkiakut të Tepelenës./abcnews.al


