Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kur Berisha sulmonte Kalanë/ Gjykatësi i ndjerë i hoqi vulën, PD e quante Enverist

schedule15:25 - 7 Tetor, 2025

schedule 15:25 - 7 Tetor, 2025

“Duke ruajtur ndjeshmërinë e plotë ndaj reagimeve që më pëlqejnë apo nuk më pëlqejnë në tërësi dhe në veçanti ndaj rastit konkret, dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës aq më tepër me ekzekutimin në detyrë”

I pëlqen apo jo, siç e tha dhe vetë, doktori doli i detyruar të dënonte vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit.

Në të njëjtën ditë të ekzekutimit te kalase, doktori reagoi i pari. Por ai ishte njekohesisht dhe I fundit, qe linçoi një gjyqtar, publikisht.

Por si gjithmonë ai nuk ka asnjëherë faj.

“Është e vërtetë, por mos harro se unë jam kryetar i opozitës, dhe nëse ti mban në detyrë një gjyqtare dilenkuente, po damos drejtësinë. Se kur ke pushtetin, e frenon gjuhën 10 herë. Kurse Edi Rama, i sulmon gjyqtarët pse nuk arrestuan Sali Berishën”

Por Sali Berisha nuk e ka problemin me të tashmen por me të shkuarën. Aty ku në arkiv, google, apo memorie, janë regjistruar përjetësisht sulmet ndaj drejtësisë. Përfshirë edhe ndaj vetë të ndjerit Astrit Kalaja

Kalaja ishte gjyqtari që pasditen e 3 marsit të vitit 2023, i hoqi vulën Rithemelimit dhe ia dha Enkelejd Alibeajt. Duke e lënë pa logo e pa parti, Berishën në zgjedhjet e fundit lokale të dy viteve më parë.

Dhe doktori dhe media e tij nuk i kursyen Kalasë, fjalën e fundit.

Por ka edhe më shumë se kaq. Sidomos me dosjen e cila u bë shkak për vrasjen e Astrit Kalasë.

Banorët e strehuar në godinën qe pretendohet nga fisi shkambi, akuzojnë ish-kryebashkiakun demokrat të Shkodrës, Lorenc Luka se ia ka shitur atyre me dokumente te falsifikuara. Sot strumbullari Lorenc Luka, i cili në fakt akuzohet nga të dyja palët në konfliktin gjyqësor, fshihet te Berisha, madje figuron ende si drejtues i departamentit të ish-të përndjekurve politikë në PD. Ndaj dhe doktori nuk i hyn kaq thellë dosjes.

“Një moment më thanë, se kanë dalë e kanë thënë se, kanë folur për Lorenc Lukën. Atëherë unë mund të ju them ju, se absolutisht ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë. Nuk hy në dosje, por sipas ligjit, nëqoftëse qytetari paguan privatizimin, shteti është i detyruar, ose të ja kthejë menjëherë, ose të paguajë qira. Të paguajë qira me vlerë tregu për të gjithë kohën që nuk ja kthen.”

Pra Sali Berisha, njeriu që qeverisi Shqipërinë nëdy mandate si President dhe dy si kryeministër, në kohën e tranzicionit, ku çështja e pronave mbetet ende sot pa zgjidhje, ka gjithmonë gati akuzën për dikë tjetër. Si per non gratën, si për 1997, faji është i atij:

“Sot, qytetarët shqiptarë, që para reformës së Xhorxh Sorosit, duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!