Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Historike, nisin transfertat me SEPA/ Emigrantët, komisione deri në 3 euro për dërgesat në Shqipëri

schedule14:12 - 7 Tetor, 2025

schedule 14:12 - 7 Tetor, 2025

Qytetarët dhe bizneset shqiptare tashmë mund të realizojnë transaksione në sistemin europian të pagesave me kosto disa herë më të lira. Kreu i Bankës Qendrore Gent Sejko tha se vetëm gjatë vitit të parë të anëtarësimit, ekonomia do të kursejnë rreth 20 milionë euro, si rezultat i uljes së komisioneve bankare.

Sipas guvernatorit Integrimi në SEPA e bën tregun tonë financiar më të besueshëm.

Integrimi në SEPA përkthehet ndër të tjera edhe në një element të rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonomi.

Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato theksoi se futja  e Shqipërisë në sistemin Europian të Pagesave është një hap drejt BE.

“Anëtarësimi në SEPA është një arritje në rrugën drejt BE pasi konfirmon integrimin ekonomik. Kjo do u sjell qytetarëve përfitime konkrete por edhe bizneseve. Ambicia  është që Shqipëria të vijoj reformat për të përmbyllur negociatat seri ën vitin 2027.Be e mbështet Shqipërinë në këtë rrugë edhe me anë të financimeve”, tha ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato.

Edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi nisjen e transaksioneve në sistemin europian të pagesave. Në një postim kreu i qeverisë thekson se ky është një lajm i mirë në rrugën drejt BE./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!