Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja politike e Florjan Binajt për Tiranën, Muça: Kandidat jo i pavarur/ Kello: Pakënaqësi brenda PD për Binajn

schedule20:56 - 6 Tetor, 2025

schedule 20:56 - 6 Tetor, 2025

Gazetari Flogert Muça komentoi për ‘Real Story’ kandidatët për Tiranën në garën e 9 nëntorit. Sipas tij, Florjan Binaj nuk është një kandidat i pavarur dhe përfaqëson më së miri gjendjen e opozitës, atë komike.

“Binaj nuk është kandidat i pavarur. Nuk është një emër i pavarur. Doktori për herë të parë ka bërë një autoironi dhe ka treguar që me profesionin e kandidatit gjendjen e opozitës, komike. Për të treguar në çfarë gjendje është vetë, ka vendosur një komedian që nuk ak lidhje me momentumin politik ku jemi.”

Më tej, gazetari i ABC Neës Andon Kello bëri një rezyme sa i takon situatës në partinë Demokratike e cila po suporton një kandidat jopolitik për betejën e rradhës zgjedhore. Kello tha se brenda PD ka kundërshtime për kandidaturën e Binajt, ndërkohë që sa i takon aleatëve organik të PD, Berisha ka arritur t’i bind.



“Të paktën nga aleatët organik, Berisha i ka bindur për Binajn por direktiva e tij është më shumë tek demokratët tek baza.

Noka dhe Tabaku kanë shkuar tek dega nr 2 dhe kanë dashur të sqarojnë demokratët pse kanë kandiduar me një kandidat jo politik. Por personazhe brenda PD nuk kanë qenë dakort, një kundërargument është që PD ka plot figura kur edhe socialistët kanë një kandidat politik. I dyti është që Binaj vjen nga themelimi I një partie tjetër. Adriana Kalaja e quant ë Sorosit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!