Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përgjaket Gjykata e Apelit/ Softa: U vra drejtësia! Protokollet e sigurisë duhet të testohen

schedule18:33 - 6 Tetor, 2025

schedule 18:33 - 6 Tetor, 2025

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi për ‘Tirana Live’ ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në zemër të Tiranës mesditën e sotme, ku tre plumba u zbrazën ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja.

Softa tha se sot u vra drejtësia dhe duhet me se s’bën që këto objekte të rëndësisë së veçantë të ruhen nga Policia e Shtetit. Më tej, Softa tha se në këto institucione duhet të ketë një derë emergjence dhe se protokollet e sigurisë duhet të testohen sërish.

“Elementët e sigurisë janë shumë të rëndësishëm, objektet duhet të klasifikohen si të rëndësisë së veçantë. Duhet të jetë Policia e Shtetit në ruajtje, disa filtra kontrolli. Sot është vrarë drejtësia, aty ku jepet vendimi dhe personi është vetëdorëzuar.



Duhet të analizojë këto elementë sigurie se ku kanë çeduar, kjo do bëj lajm në të gjitha mediat e botës. Duhet të ketë një derë emergjence që në këto raste personi të dalë, problem është ta parandalosh. Duhet të themi pse çedon siguria? Kjo siguri duhet të jetë në çdo vend. Kjo fatkeqësi.

Protokollet e sigurisë duhet të testohen, duhet të rikthehet dhe njëherë policia e Shtetit.”, tha Softa per ABC News./ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!