Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Babë e bir, te Trauma/ Mbetën të plagosur gjatë të shtënave te Gjykata e Apelit

schedule16:15 - 6 Tetor, 2025

schedule 16:15 - 6 Tetor, 2025

TIRANË– Një ngjarje e rëndë tronditi sallën e Gjykatës së Apelit në kryeqytet, ku tre të shtëna me armë zjarri i morën jetën gjykatësit Astrit Kalaja dhe lënduan dy të tjerë. Të plagosur mbetën babë e bir përkatësisht Rakip dhe Ervis Kurtaj (palë në proces), ndërsa autori Elvis Shkëmbi u arrestua nga policia.

Gazetarja Xhoana Çallaku raporton për ABC News se dy të plagosurit ndodhen në observim, jashtë rrezikut për jetën ku babai ka plagë në brinjë, ndërsa i biri në krahë.

Shkak për krimin është bërë një gjyq për pronat, ndërsa autori dyshohet se ka qenë palë në proces gjyqësor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!