Psikiatrja Nikolina Bode thotë se 13-vjeçarja e cila tentoi vetëvrasjen në Korçë, për shkak të bullizmit, i ka thënë se do e tentonte përsëri vetëvrasjen nëse do bullizohej.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Bode u shpreh se e mitura po merr trajtim në QSUT.
“Në korridore dëgjoja britmat e nënës. Ishte situatë e vështirë, e tensionuar. Ajo e motivon edhe me ato ndjenjat e pafajësisë së adoleshentit, edhe me humor. E frikshme kjo. Një farë pendese. Nëse ngjarja përsëritet, unë do e bëj përsëri. E frikshme kjo. Por kjo si do korrigjohet? Të gjithë e kemi provuar bullizmin, në fëmijërinë tonë. Këtu kemi lidhje shkak pasojë. Si rritet, si edukohet individi, nga ana psikologjike. Një psikologji e shëndetshme, e fortë, nuk ka pse të na thyejë si individ përballë bullizimit.”, theksoi ai./abcnews.al

