Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Meloni: Prioriteti tani, një armëpushim me lirimin e të gjithë pengjeve

schedule08:53 - 4 Tetor, 2025

schedule 08:53 - 4 Tetor, 2025

Në një deklaratë të shkurtër, kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu referua zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Ajo theksoi se po ndjek me shumë interes zhvillimet në Gaza, duke konfirmuar mbështetjen e plotë për përpjekjet e bëra nga presidenti Trump për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Po ashtu shtoi se prioriteti kryesor tani është arritja e një armëpushimi.

“Po ndjek me shumë interes zhvillimet në Gaza dhe konfirmoj mbështetjen time të plotë për përpjekjet e bëra nga Presidenti Donald Trump për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Prioriteti për të gjithë tani është arritja e një armëpushimi, i cili do të çojë në lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Italia është gjithmonë e gatshme të bëjë pjesën e saj”, tha Meloni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!