Artistë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Turqia, Greqia, Kosova e Lituania do të interpretojnë për publikun në Elbasan dhe në Tiranë. 11 shfaqje të ndryshme, një pjese e të cilave me tema nga aktualiteti do të vihen në skenë si pjesë e festivalit ndërkombëtar të teatrit “Skampa”
“Drama zhvillohet në një xhungël distopike në luftë, ku arsyet e konfliktit janë harruar dhe mbijetesa kthehet në një betejë psikologjike. Në mes të shkatërrimit të natyrës mungesës së ajrit dhe ujit, shfaqja trajton krizën e identitetit njerëzor të krijuar nga luftërat e pafundme dhe shkatërrimi ekologjik.
Përmes gjendjeve ëndërrimtare dhe traumatike të personazheve, drama reflekton mbi mënyrën si shoqëria justifikon luftën dhe ngre pyetje për një raport të ri me natyrën jo si një pronë për t’u sunduar, por si një hapësirë e përbashkët për t’u ruajtur”
Festivali ndërkombëtar i teatrit “Skampa” vjen për të 27 vit radhazi në Elbasan dhe do të zgjasë pesë ditë. Ky festival është tashmë traditë në Elbasan dhe pritet me entuziazëm nga publiku artdashës./abcnews.al

