Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballja kundër Serbisë/ Sylvinho flet për listën: Besoj absolutisht te lojtarët, s’është momenti i eksperimenteve

schedule11:37 - 3 Tetor, 2025

schedule 11:37 - 3 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për listën e lojtarëve të ftuar për përballjen kundër Serbisë, sfidë kjo që luhet më 11 tetor.

Ai theksoi se beson shumë te lojtarët që ka ftuar, ndërsa shtoi se  kjo sfidë nuk është për eksperimente, por pesha e madhe do t’u besohet lojtarëve me eksperiencë.

“Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar. Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegjshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha trajneri



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!