Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur pasagjerja 64-vjeç. Fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/

