Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr mes nxënësve, dy të arrestuar/ Kamëz, goditën me thikë 3 adoleshentët gjatë sherrit

schedule08:54 - 3 Tetor, 2025

schedule 08:54 - 3 Tetor, 2025

Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë pasi një ditë më parë plagosën me thika tre bashkëmoshtarë pas një sherri pranë një parkingu në Kamzë, pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Abc neës mësoi se shkak I konfliktit kanë qenë disa ngacmime me fjalë që dy adoleshntët kanë shkëmbyer gjatë pushimit, dhe më tej kanë lënë orar dhe vend takimi për tu sqauar.

Teksa shkuan në rrugicën përball shkollës, të dy kishim marrë shokë me vete, ai që mbeti I plagosur ka pasur vetëm 1 shok ndërsa autori I plagosjes ka pasur të paktën 4 bashkëmoshatar, prej të cilëve 2 kanë pasur edhe armët e ftota thikë.



Për pasojë njëri prej adoleshentëve i cili ,mori dy plagë në kraharor, njëra prej të cilave i preku mushkërinë ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, 16-vjeçari tjetër i cili mori disa plagë është jashtë rrezikut për jetën dhe së bashku me të lënduarin e 3-të pasi morën mjekim janë larguar në banesë.

Policia vijon hetimet për gjetjen e thikës që është përdorur gjatë sherrit mes  adoleshentëve, pasi këta të fundit nuk janë treguar bashkëpunues me policisë për zbardhjen e detajeve të ngjarjes as për fshehjen e thikave menjëherë pas konfliktit të dhunshëm.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Policia I ka marrë në pyetje nën mbikqyrjen e prindërve e psikologëve por ata kanë dhënë deshmi kontradiktore, zbërthimi I telefonave celuar dhe kamerat e sigurisë së një parkingu privat kanë ndihuar uniformat blu për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!