Bashkimi Europian dhe NATO po përgatiten për kërcënimet e reja të sigurisë që vijnë nga teknologjitë moderne, përfshirë dronët sulmues. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në emisionin “War Report” në ABC News, ka zbuluar se janë duke u hartuar plane për ndërtimin e një “muri të dronëve” një sistem mbrojtës i avancuar që synon neutralizimin e kërcënimeve ajrore përmes radarëve antidron, plumbave dhe zjarrit të drejtpërdrejtë.
Ky mur funksionon në mënyrë horizontale, me dronë të pozicionuar në distanca të caktuara që mbulojnë një perimetër të gjerë dhe reagojnë shpejt ndaj rreziqeve.
Megjithatë, ndërtimi i këtij sistemi kërkon kohë dhe burime të mëdha teknologjike, pasi përfshin teknologji të sofistikuara të detektimit përmes valëve dhe analizës së lëvizjes.
“Bashkimi Europian dhe NATO kanë menduar që të hartojnë plane të reja për të ndaluar sulmet që mund të vijnë nga dronët. Është menduar të ndërtohet muri i dronëve, i cili ka kapacitet të goditjeve të dronëve përmes zjarrit dhe plumbave. Muri i dronëve vendoset në mënyrë horizontale, dhe është largësia nga një dronë në një dron, të cilat kanë mundësi të largimit të dronëve të tjerë nga perimetri që mbulojnë dhe kanë mundësi e reagimit të shpejtë. Nga aspekti teknik, radarët antidron kanë një bazë me disa zona, një detektor i dronëe vendoset një perimetër, ka tre zona mbulimi dhe kap një perimetër të caktuar. Kompanitë që kanë ndërtuar dronët, kanë bërë hapa të mëdhenj në dedektimin e dronëve përmes dy mënyrave: valëve dhe mënyra e lëvizjes. Periudha e afatit të ndërtimit të murit merr kohë, sepse duhen shumë dronë për mbuluar një zonë të caktuar”, tha eksperti i sigurisë./abcnews.al

