Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana, dritë në fund të tunelit?/ Blushi: Duhet kandidat gjithëpërfshirës. ‘Lëvizja Bashkë’, inekzistent në Këshillin Bashkiak

schedule20:26 - 1 Tetor, 2025

schedule 20:26 - 1 Tetor, 2025

Deputeti i PL Tedi Blushi, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zhvillimet e fundit politike për drejtuesin e ri të bashkisë më të madhe në vend, pas shkarkimit të Veliajt.

Blushi tha se kandidati i propozuar nga socialistët, është një makineri kriminale e Ramës dhe se përveç Ogertës mund të ishte kushdo tjetër që i shërben interesave të Ramës. Më tej, Blushi komentoi edhe Lëvizjen ‘Bashkë’ për të cilën tha se kanë të njëjtin qëndrim si demokratët, dhe se kjo parti nuk ka qenë oponencë në Këshillin Bashkiak për uljen e taksave apo për çështje të ndryshme që prekin interesin e qytetarëve.

“Për debatin juridik për shkarkimin e Veliajt, janë dy urgjenca. Urgjenca politike e Ramës për t’i hedhur lopatën e fundit një kufome politike, dhe emergjenca e dytë që nuk lidhet me të parën, emergjenca e qytetarëve të Tiranës të kenë një drejtues. Ka 8 vite që opozita po kërkon shkarkimin e tij, që nga firma e paligjshme për inceneratorët, firmë që sot duhet të shërbente që ai të ishte marrë me kohë si i pandehur dhe të vuante dënimin. Një incenerator që nuk ekziston, shkarkimi i Veliajt nuk e ka ndalur këtë aferë, ku ne paguajmë 90 mijë euro në ditë nga taksat e shqiptarëve që shkojnë në xhepat e Ramës sepse ai është pronari faktik i inceneratorëve.



Jam krenar që përfaqësoj një forcë politike që ka një qëndrim koherent. Meta dhe kur ishte president e denoncoi i pari këtë aferë, qëndrimet tona për Veliajn janë të qarta. Jemi një forcë që krenohemi me qëndrimet tona të drejta dhe parimore.

Ne nuk kandidojmë përballë Ogertës, ne garojmë me makinerinë kriminale të Ramës, ku mund të ishte kushdo tjetër. Përballë nuk kemi vlerat e kandidatit, kemi një makineri që duhet mposhtur.

Qëndrimi i shprehur nga PD lidhur me lëvizjen Bashkë është i qartë dhe ne i qëndrojmë atij mendimi. Ka një qëndrim politik ekstrem i majtë, nuk përputhet me programet tona. Nuk ka patur asnjë iniciativë këshilltarja e kësaj force politike, nuk ka kërkuar asnjë interpelancë. Kjo forcë nuk ka kërkuar asnjë ulje taksash. Aksionin brenda Këshillit Bashkiak ka qenë inekzistente dhe nuk ka kërkuar asgjë për ulje taksash, gjobitjet, nuk ka mbështetur iniciativat tona për shkarkimin e Veliajt, as për inceneratorët.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!