Kler Krompton, bashkëthemelues dhe drejtor i shoqërisë “The Audit Lab”, me seli në Bolton, ka propozuar një ide të veçantë për të tërhequr talentet e reja: ditë pushimi të paguara për të kaluar gjendjen e dehur të një dite më parë.
Propozimi ka të bëjë veçanërisht me ata që janë mësuar të abuzojnë me pijen dhe ditët e javës, duke u argëtuar nëpër pub-e. Nënpunësit të cilët zgjedhin të dehen në ditët e pushimit, duhet të paralajmërojnë eprorin e tyre se nuk do të shkojnë në punë të nesërmen.
Me sa duket, dita e parë e mungesës në punë, konsoiderohet ditë pushimi e paguar nga punëdhënësi, ndërsa ditët e tjera deri në tre, ata që duan të marrin veten nga pija duhet të punojnë nga shtëpia.
Një nga arsyet e kësaj qasjeje, është se disa herë personeli, mund të jetë i detyruar të qëndrojë mbrëmjeve nëpër pub-e për të zhvilluar takime me klientë të mundshëm./abcnews.al