David Adler, një nga aktivistët në flotën dhe bashkë-koordinatori i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare “Progressive International”, publikoi në X (ish-Twitter) një mesazh që e përshkruan si të mundshëm “letrën e tij të fundit”, ndërsa flota e anijeve humanitare e njohur si Flota Globale Sumud, po i afrohet brigjeve të Gazës.
“Frikësohem se kjo mund të jetë letra ime e fundit që ju shkruaj nga Flota Globale Sumud tani vetëm 120 milje detare larg brigjeve të Gazës,” shkruan Adler. Ai raporton se mbrëmë disa anije luftarake izraelite “frikësuan flotën tonë, sulmuan anijet tona, frikësuan ekuipazhin dhe çaktivizuan komunikimet tona”.
Ai thotë se ekuipazhi i flotës po përgatitet për një sulm të mundshëm, duke ndjekur procedurat dhe protokollet e tyre ndërsa shpjegon se aktivistët nuk do të rezistojnë në rast të një sulmi.


