Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump, show force Moskës/ Dervishi: Ka një fërkim mes elitës ushtarake dhe politike amerikane

schedule21:33 - 30 Shtator, 2025

schedule 21:33 - 30 Shtator, 2025

Kushdo që na kërcënon do të marrë përgjigjen e merituar. Ky ishte mesazhi që Presidenti I Shteteve të Bashkuara Donald Trump dha në mbledhjen e krerëve më të lartë të ushtrisë Amerikane që u mbajt këtë të martë në Virxhinia.

Drejtues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes Glevin Dervishi tha për ‘Ëar Report’ se ka një fërkim mes elitës ushtarake dhe politike për mënyrën sesi shihen politika të caktuar në mbrojtje. Dervishi vijoi në analizën duke thënë Sekretari i Mbrojtjes ka një rol jo të vogël sepse vizionin e tij po e shpreh edhe në trupën ushtarake.

“Kemi të bëjmë me një set up që mesazhi nuk është për audiencën aty. Sekretari i Mbrojtjes përcolli një mesazh për palët kundërshtare të SHBA dhe për publikun amerikan. Qeveria e Trump kërkon të hap vizionin e saj mbi Forcat Amerikane. Kemi një fërkim mes elitës ushtarake dhe politike për mënyrën sesi shihen politika të caktuar në mbrojtje. Ky mesazh preku ata që janë përballë dhe rradhët e forcave të armatosura.

Një rol jo të vogël ka edhe sekretari i mbrojtjes që vizionin e tij e ka shprehur dhe në një libër sepse ka shërbyer në disa fronte kryesore dhe ky lloj vizioni do t’i jepet edhe trupës. Kjo lloj makinerie synon tu çoj një mesazh gjeneralëve që kanë ndikim. SHBA është një forcë e madhe.

Trump e ka bërë të ditur që ka edhe gjeneral që nuk janë në një linjë me qasjen politike dhe këto diferenca kërkohet të sheshohen. Kemi një situatë të ndryshuar në Europë dhe Azi, një pjesë e madhe e amerikanëve janë të stacionuara në bazat amerikane në Azi. Amerikanët janë të qartë që ajo lloj pjese do krijojë një dhimbje koke për administratën, ndaj qeveria duhet t’i japë një lloj qasje tjetër.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!