Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi në Hagë/ Dëshmon James Peter Covey: UNMIK-u nuk e ka trajtuar Thaçin si komandant

schedule12:25 - 30 Shtator, 2025

schedule 12:25 - 30 Shtator, 2025

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Thaçit në Dhomat e Specializuara të Hagës është Jock Covey. Diplomati amerikan ka luajtur rolin e zëvendësit te kryeadministratorit të UNMIK ne Kosovë, Bernard Kouchner.

Dëshmia e tij nisi këtë të martë, por pritet të zgjasë 2 deri në 3 ditë, ashtu siç ka ndodhur me tre dëshmitarët e tjerë, James Rubin, Paul Williams dhe John Duncan.

Edhe Covey në dëshminë e tij vuri theksin tek angazhimi politik i Thaçit brenda strukturave të UÇK.

Covey ka qenë zëdhënësi i Kouchner në kohen kur ai ka udhëhequr UNMIK-un, duke luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës pasluftës në Kosovë.

Në atë kohë, Covey ka kontribuar ne krijimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, duke qenë një faktor kyç në zhvillimin e strukturave të shtetit të Kosovës në vitet e pasluftës. Përveç kësaj, ai ka pasur një angazhim të theksuar në proceset e sundimit të ligjit, forcimin e paqes dhe stabilizimin e Kosovës, në një kohë kur vendi po kalonte nëpër një periudhë të pasigurisë dhe pasojave të luftës.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte, trupi gjykues, më 18 shtator urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra të tjera penale.
Ish krerët e UCK ndodhen ne paraburgim prej 5 vitesh në një proces gjykimi te stërzgjatur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!