Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Tritoli në Fushë Krujë, çfarë la pas shpërthimi në parkimin e një restoranti

schedule11:20 - 30 Shtator, 2025

schedule 11:20 - 30 Shtator, 2025

FUSHË KRUJË- Mbrëmjen e të hënës një sasi eksplozivi ka shpërthyer në Fushë Krujë duke dëmtuar dy automjete që ndodheshin në parkimin e një restoranti.

Njëra prej makinave të dëmtuara është në pronësi të kreut të njësisë administrative të Fushë Krujës, Ilir Loci.



Ai është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me lëndën plasëse që u hodh pranë mjetit te tij.

Sipas burimeve, Ilir Loci është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe madje shpesh në deklaratë ka dashur të mohojë që eksplozivi është hedhur drejt mjetit te tij.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari, ka siguruar disa foto, të cilat tregojnë pasojat e shpërthimit të lëndës plasëse. Por hetimet janë shtrirë në lidhje me detyrën e tij, thane burime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!