Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet kërkesa e PD për mocion/ Balla: Raportimet e institucioneve të pavarura në Kuvend. Ftesë opozitës për qasje të re

schedule11:23 - 30 Shtator, 2025

schedule 11:23 - 30 Shtator, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku edhe është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat.

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në përfundimi të mbledhjes ka mbajtur një konferencë për mediat, ku edhe u shpreh se është shumë e rëndësishme që raportimet e institucioneve të pavarura të jenë në Kuvend, dhe tashmë më në fund ka një komision ku rezolutat e Kuvendit të mos mbeten vetëm “copa letre”.

Balla bëri edhe një ftesë opozitës, për një qasje të re, duke u shprehur që është koha për të qenë edhe më vetëkritikë.

“Këtë Komision e kanë të gjitha parlamentet që unë njohë, i referohen parlamenteve europiane. Më në fund kemi një komision që rezolutat e Kuvendit të mos jenë copa letre. Tani besoj që unë jam i drejtpërdrejtë dhe personalisht, mund të them që historia e raportimeve në Kuvendin e Shqipërisë ka lënë shumë për të dëshiruar. Kjo legjislaturë e re të ndryshojë shumë qasjen, uroj edhe te jemi vetëkritikë dhe të fillojmë një qasje të re. Nuk po them që nuk është bërë detyra, por është më mirë “si sheh njeriu më mirë me një sy apo me dy sy”. Pra ne i kemi vënë Kuvendit dy sy për t’i pasur përballë të gjitha institucionet, pra kjo është për kohën e mbetur dhe kemi vetëm pak javë në dispozicion. Ftesa ime për opozitën dje ka qenë që të mendojmë një qasje të re”, deklaroi kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!