Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj dhe Spiropali në OKB, ambasada e SHBA: Kënaqësi që u takuan me Trump dhe Rubio. Shqipëria, vend aleat

schedule21:16 - 29 Shtator, 2025

schedule 21:16 - 29 Shtator, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Teksa ka publikuar foto nga takimi i presidentit Bajram Begaj me presidentin e SHBA Donald Trump dhe nga takimi i Ministres së Jashtme Elisa Spiropalit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubion, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë.

“Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.”, shkruan ambasada./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!