Parlamenti i hapi rrugë punës së komisioneve parlamentare por mazhoranca dhe opozita u përplasën për raportimin e institucioneve të pavarura.
PS propozoi një mbledhje të përbashkët. Por Sipas PD-se, Spak apo Prokuroria e Pergjithshme nuk mund të raportojnë edhe tek Ligjet edhe tek komisioni Xhafaj.
“E pakonceptueshme që të kemi një komision parlamentar për nismat e qytetarëve që do dublojnë punën e komisioneve të tjera. Çdo institucion ka një komision përgjegjës. Ajo që po bëni me komisionin e ri që keni krijuar, nuk është kjo.” , tha Jorida Tabaku.
“Për raportimin e institucioneve, Kuvendi në këtë mandat, duhet t’ia ndryshojmë faqen raportimeve. Mjaft me histori të vjetër. Do ketë dy komisione përgjegjës. Mbledhjet do të jenë të përbashkëta.”. tha Taulant Balla.
Sali Berisha nuk ishte në seancë por akuzat e fabrikuara në selinë blu, në kuvend I solli Flamur Noka. Në emer të qeverisë, përgjigjen e mori nga zvkm Belinda Balluku, e cila i kujtoi njollën e nongratës amerikane dhe kush po e dëmton imazhin e shqipërisë në botë…
“Kur del dhe bën akuza, vëri emër akuzave, pasi të gjithë kolegët e mi nuk kanë qenë kurrë në Aruba. Edhe mund t’u kishte rënë rruga për punë, takime, konventa, por asnjëri nga ne nuk ka qenë në Aruba. Nëse ke informacione mos hidh tym, siç i hidhni kosheres së bletëve dhe dilni gumëzhini para kamerave.”
Lajmi I mire I kesaj séance, eshte se deputeti I ri I opozites, I njohur deri dje si djali i Fahri balliut gjeti një emër.
Pretendimeve të demokratëve për shkelje të rregullorës, iu përgjigjen socialistët që janë ulur rishtazi në parlament. Dhe këtu, Zegjine Caushi, një mesazh e kishte edhe për Bardhin.
Por në kete seancë nuk mungoi as Diella…. / abcnews.al/


