Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar

schedule14:39 - 29 Shtator, 2025

schedule 14:39 - 29 Shtator, 2025

TEPELENË- Hetimet e shpejta çuan në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit , trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26 shtatorit në Salari të Tepelenës.

Për krimin është shpallur në kërkim Kamber Sulçaj 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me italianin dhe me personat që shoqëronin këtë të fundit.

Më pas Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të tyre dhe automjeteve, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

Në vendngjarje janë sekuestruar automjetet e Edoardo Sarchit dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy armë gjahu.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me italianin dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit.

Më pas  Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

Ndërka kontrolle pati dhe në banesën e 48-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë. Policia thotë se gjeti rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!