Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ndalua nga policia për kontroll/ Dyshohet se ka gëlltitur një sasi kokaine, 37-vjeçari dërgohet për trajtim mjekësor në spital

schedule10:21 - 29 Shtator, 2025

schedule 10:21 - 29 Shtator, 2025

Elbasan- Një 37-vjeçar është ndaluar nga policia në aksin “Bradashesh-Elbasan”, pasi është konstatuar duke lëvizur me një automjet me xhama të zinj. Pasi ka ndaluar automjetin, 37 vjeç Emiljano Merkja, nuk i është bindur urdhrit për të dhënë dokumentacionin.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin në Komisariat, për verifikim. Ndërsa, gjatë veprimeve procedurale, ai ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike. I riu, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale për ketë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve i referuan në Prokurori, për vlerësim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!