Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve evropiane.
Zelensky nuk dha më shumë detaje mbi pretendimin e bërë gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, por tha se kjo është “një tjetër provë pse Deti Baltik dhe detet e tjera duhet të jenë të mbyllura për anijet cisterna ruse”.
Incidentet kanë përfshirë dronë rusë që zbarkojnë në tokën polake dhe aeroplanë luftarakë rusë, që hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë.
Aeropla0nët luftarakë estonezë thanë javën e kaluar se shoqëruan tre aeroplanë luftarakë rusë MIG jashtë hapësirës së tyre ajrore pas një inkursioni 12-minutësh, të cilin Rusia e mohon se ka ndodhur ndonjëherë.

