David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian njëherësh raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar PPE ka komentuar ligjin anti-shpifje.
Lega, teksa ka mirëpritur rezistencën e PD siç e quan ai, thekson se nëse ky ligj miratohet rrezikon kryesimin e OSBE nga Shqipëria si dhe çështjen e negociatave.
“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Do të ndërlikojë gjithashtu negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, tha ai./abcnews.al