Tmerri nga tërmeti, Superiore dhe më profesionisti: Kitanovski rrëfen gjithçka

schedule09:44 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 09:44 - 17 Dhjetor, 2019

Tërmeti e largoi nga Shqipëria. Tome Kitanovski e kishte përjetuar një të tillë në muajin shtator, për pas atij të 26 nëntorit nuk është menduar dy herë. “E lë fare futbollin dhe në Shqipëri nuk kthehem”. Me këto fjalë u është drejtuar mbrojtësi drejtuesve të Kukësit, që nuk janë bërë pengesë. Kitanovksi ishte tromaksur dhe është lënë i lirë.

Tani ndodhet në Maqedoninë e Veriut dhe është qetësuar, ndërkohë që ka dhënë një intervistë të gjatë për gol.mk, ku flet për Superioren, bën një krahasim të kombëtareve dhe në fund tregon edhe futbollistin më profesionist që ka takuar ndonjëherë. “Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e të vdekurve nga tërmeti”, nis prononcimin e tij Kitanovksi, i cili më pas tregon gjithçka ndodhi.

Kitanovski në duel me Idrizajn

“Isha në Tiranë së bashku me familjen tim edhe ju e dini që tërmeti ndodhi në orën 03:50. Nuk e kam përjetuar kurrë një lëkundje të tillë. Të nesërmen u ktheva në Manastir me familjen. Më parë bisedova me drejtorin sportiv të Kukësit (Nderim Nexhipi). Klubi i Kukësit është i shkëlqyeshëm, ndaj më vjen keq që nuk do të vazhdojmë së bashku në të ardhmen”, shprehet Kitanovki.

Më tej ai bën një krahasim të kampionateve në të dyja vendet: “Niveli i futbollit shqiptar është i ngjashëm me atë në Maqedoninë e Veriut, por atje akoma fitohet shumë para. Çdo ndeshjet e kampionatit transmetohet në TV dhe pas ndeshjeve zhvillohet analizë. Sigurisht, edhe ata sikurse ne, kanë ende probleme me infrastrukturën. Kanë ndërtuar së fundmi stadiumin kombëtar, investim 60-70 milionë euro, dhe aty do të luajë vetëm kombëtarja”.

Kitanovski mendon se Maqedonia e Veriut ka një përfaqësuese më cilësore se Shqipëria: “Blaze Todorovksi është te Teuta, Aleksandar Ristevksi dhe trajneri Mirsad Jonuz janë aktualisht pjesë e Vllaznisë në Superiore. Sa u takon kombëtareve, mendoj se e jona është më e mirë. Mund të jetë disavantazh për ne fakti që nuk jemi kualifikuar në një turne të madh ndërkombëtar, por në këtë moment mendoj se kemi më shumë cilësi”.

Mbrojtësi i djathtë flet edhe për të ardhmen, sikurse edhe për të shkuarën e tij dhe tregon lojtarin që e ka bërë për vete kur ishte në Azerbajxhan. “Prioritet është të luaj jashtë Maqedonisë së Veriut. Është herët të flasim për të ardhmen, do të ketë më shumë lajme pas festave të fundvitit. E shkuara? Veçoj në karrierën time përvojën e kaluar në kampionatin kroat, që është më cilësori në Ballkan.

Gjithashtu do të doja të veçoja ato gjashtë muaj që kalove në Azerbajxhan, ku isha në një ekip me Michael Essien. U ra dakord të luante për gjashtë muaj me Sabail dhe ju siguroj se kurrë nuk kam takuar një profesionist të tillë dhe nuk besoj se do ta takoj. Ai është shumë i komunikueshëm, bën shumë shaka dhe sillet si një njeri normal, pavarësisht famës”, shprehet Kitanovski. /abcnews.al

Michael Essien, kur ishte pjesë e Sabail në Azerbajxhan