Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Përfshirja në SEPA/ Zv/guvernatorja e BSH: Hap historik për sistemin financiar shqiptar

schedule20:26 - 26 Shtator, 2025

schedule 20:26 - 26 Shtator, 2025

TIRANË- Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, deklaroi në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News se përfshirja e Shqipërisë në sistemin evropian të pagesave SEPA është rezultat i një pune shumëvjeçare që ka nisur që në vitin 2017.

Gjatë diskutimit, Minxhozi theksoi se vendimi për të harmonizuar ligjin shqiptar të pagesave me atë evropian u mor në një kohë kur shkalla e informalitetit në ekonomi ishte ende e lartë. Sipas saj, kjo ishte një qasje me perspektivë, që synonte modernizimin e sistemit të pagesave dhe uljen e abuzimeve në tregun financiar.

“Unë them që po, sepse përpara kësaj date është një punë shumë e madhe e bëra përpara, është disa vjeçare. Po të themi materializmi i idesë sot është një punë e madhe, që ka filluar që me miratimin e një ligji të ri. Shqipëria guxoi në vitin 2017, kur shkalla e informalitetit ishte goxha e lartë, të shkonte për një ligj evropian pagesash, që ishte një vështrim me perspektivë e shikonte perspektivën e zhvillimit të pagesave si një mundësi për të hequr shumë nga stimgat që kishte ekonomia shqiptare që është informale, që ka abuzime në sjelljen financiare të organizatave të ndryshme, qoftë banka dhe qoftë jo-banka”, tha ajo.



Ajo shtoi se tashmë fondet që më parë shpenzoheshin për transfertat monetare mund të riinvestohen për qëllime të tjera zhvillimi. Zëvendësguvernatorja theksoi gjithashtu se të gjitha institucionet financiare pritet të ndjekin këtë hap, pasi klientët kërkojnë shpejtësi, siguri dhe kosto më të ulëta në shërbimet e pagesave.

“Prania e Shqipërisë në zonën SEPA është një lajm shumë i mirë  për të gjitha institucionet financiare. Natyrisht do ecë më shpejt, dikush më ngadalë, por siguria që ato do kenë do ti bëjë të gjitha institucionet financiar konfident, që janë në këtë treg, që po i shërbejnë sistemit ekonomik në një mënyrë avangardë.

Po i kursejnë sistemit financiar të ardhura, të cilat me para përdoreshin vetëm për transferimin e parave, ndërkohë sot mund të përdoren për qëllime të tjera. Unë njësoj se në këtë aspekt, e kemi mirëkuptimin e sistemit bankare  që të na ndjekin. Të gjithë klientët presin që transfertat të kryhen shpejt dhe me një kosto të ulët. Presin të jenë dhe transferta të sigurta. Sistemi është i hapur edhe për institucionet financiare jo-banka”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!