Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Axhenda e integrimit në Parlament/ Rama takon Peleshin dhe krerët socialiste të komisioneve

schedule11:41 - 26 Shtator, 2025

schedule 11:41 - 26 Shtator, 2025

Tre ditë përpara nisjes së punës së komisioneve parlamentare, Edi Rama thirri në një takim kryeparlamentarin Niko Peleshi, kreun e grupit Taulant Balla dhe 7 kryetarët e komisioneve që drejtohen nga socialistët.

Në mbledhjen që zgjati 1 ore e 30 minuta ishin të pranishëm edhe një pjesë e ministrave ndërsa mësohet se diskutimi u fokusua tek përcaktimi I prioriteteve dhe koordinimi i punëve mes kabinetit qeveritar dhe grupit kuvendor.

Në këtë mbledhje nuk pati porosi  për ligje specifike por përgjatë kësaj legjislature, Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin me Bashkimin Europian. Për këtë kërkohet ndërhyrje në shumë ligje aktuale por edhe të tjera, të cilat kanë të bëjnë me drejtësinë, politikën e jashtme, mjedisin, bujqësinë etj. Në fillim të muajit tetor në Kuvend pritet të nisin edhe diskutimet për Kodin e Ri Penal, për të cilin kryeministri, ka theksuar se do të miratohet vetëm me miratimin e Brukselit.



Pezull ka mbetur edhe raportimi I institucioneve të pavarura. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, Kontrolli I Larte I Shtetit, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve apo të tjera duhet të prezantojnë përpara deputetëve për punën përgjatë këtij viti. prioritet mbeten edhe dy reformat, ajo zgjedhore dhe territoriale. Ndërsa kreu I qeverisë ka paralajmëruar një reformë të thellë për funksionimin e Kuvendit brenda këtij viti, duke hartuar një ligj organik për ti garantuar këtij institucioni pavarësi financiare dhe një godinë të re. Ndërsa po shihet mundësia edhe për uljen e numrit të deputetëve, lëvizje që do të sjellë ndërhyrje në Kushtetutë.

Ndaj për të bashkërenduar planin e punës së kuvendit, Niko Peleshi, do të mbledhe të hënën konferencen e kryetareve, për të përcaktuar programin dhe ligjet që do diskutohen në vijim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!