Meterologia Anira Gjoni thotë se fundjava do të ketë temperatura të ulëta, teksa priten reshje shiu.
Në emsionin “ABC e Mëngjesit”, Gjoni u shpreh se të hënën e 29 shtatorit, moti do jetë më i ftohtë.
Gjoni shtoi se fillimi i tetorit do jetë i freskët, por në javët në vijim moti do të jetë i ngrohtë.
“Përgjatë shtatorit na shoqëruan fundjava me temperatura të larta, mbi mesataren. Edhe muaji shtator rezultoi i tillë. Përgjatë kësaj jave, presim rënie të temperaturave, duke nisur nga dita e diel. Do jetë javë që do shoqërohet me rrebeshe shiu, herë pas here. Deri në 6 tetor do jetë kështu, fillimi i tetorit nis me reshje. Javët e tjera të tetorit do kemi mot më të qëndrueshëm. Dita e diel do shënojë rënie të konsiderueshme të temperaturave. Edhe ditën e hënë do kemi sërish rënie të temperaturave. më 29-6 tetor do jeNë të ulëta, -1 gradë nën mesatare, ndërsa pas datës 6 tetor, do jetë 1 gradë mbi mesataren. Në përgjithësi, edhe muaji tetor do jetë i ngrohtë.”, theksoi ai./abcnews.al

