Shqipëria është pozicionuar në në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, për rritjen e sigurisë kibernetike sipas National Cyber Security Index.Rezultati i vitit 2025 tregon se Shqipëria nëpërmjet Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërtuar kapacitete institucionale dhe teknike, duke e bërë sigurinë kibernetike një element kyç të zhvillimit dhe integrimit digjital..
Sipas raportit pikat e progresit konsistojnë në një sërë elementësh.
Vlerësohet se Shqipëria ka përditësuar kuadrin ligjor,ka një strategji kombëtare,dhe një plan veprimi funksional për sigurinë kibernetike.Po ashtu në raport theksohet se është siguruar ndërgjegjësimi publik dhe analiza e kërcënimeve duke rritur nivelin e informimit të qytetarëve dhe institucioneve.
Një ndër kriteret që është vlerësuar është edhe reagimi i menjëhershëm ndaj incidenteve ,menaxhimi i krizave kibernetike dhe trajnimeve praktike kombëtare e rajonale.
Po ashtu është arritur që të realizohet Mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe e të dhënave personale , duke vendosur detyrime ligjore për infrastrukturat kritike.
National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. / abcnews.al /


