Italia kryeson investimet e huaja në Shqipëri duke e konfimuar si vend te preferuar për të investuar.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë bizneset italiane investuan në vendin tonë 44 milionë euro duke lënë pas Turqinë dhe Holandën .
shërbimet,turizmi,energjia e rinovueshme dhe gastronomia janë fushat ku janë përqëndruar investimet italiane.Ndërkohë që nga statistikat rexulton se në vendin tonë janë 5500 sipërmarrje italiane apo që kanë një ortak nga ky shtet në kompaninë e tyre.
Në vend të dytë përsa i përket nivelit të investime në periudhën prill qershor pozicionohet Turqia me 39 milionë euro.
Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik dhe në industrinë nxjerrëse.
Nëse vërejmë shifrat si 6 mujor investimet Italiane dhe ato turke rezultojnë në të njëjtin nivel përkatësisht me 89 milionë euro .Por Turqia ka pësuar një rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë krahasuar me tre muajt e parë
Investimet nga Kosova pozicionohen në vend të tretë me 38 milione euro. Investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit
Më shumë se dyfishim kanë pasur në tremujorin e dytë edhe investimet nga Shba duke shënuar nivelin 27 milione euro nga 11 qe ishte ne fillim te vitit.
Në 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 759 milionë euro, me një rritje të vogël prej 1% por pavarësisht se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, në vlerë investimet e huaja direkte po shënojnë një rekord të ri historik për 6-mujorin e parë të vitit. / abcnews.al /

