Rreth 92% e buiznesve në vend kanë raportuar fitime gjatë pjesës së parë të këtij vititi .Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin mbi gjendjen financiare të biznesve ku rezultin se ecuria e shitjeve vlerësohet pozitive gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, dhe indeski më I lartë I shitjeve është regjistruar në ndërmarrjet e mëdha dhe ato të sektorit të ndërtimit dhe të tregtisë
Ndërkohë për gjysmën e dytë të vitit 2025, të tre grupet e ndërmarrjeve (të vogla, të mesme dhe të mëdha) presin rritje të mëtejshme të shitjeve dhe të rezultatit financiar. Këto pritshmëri kanë rezultuar në rritje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë, veçanërisht në grupin e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha. Në lidhje me sfidat e aktivitetit gjatë periudhës, ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme kanë cilësuar dhe “gjetjen e tregut”, ndërsa ndërmarrjet e mëdha kanë veçuar “kostot e prodhimit” dhe “disponueshmërinë e stafit”.
Performanca më e mirë financiare ka ndikuar gjithashtu në uljen e nivelit të borxhit ose huave për bizneset.. Rreth 33% e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar, dhe kjo peshë ka rënë me përkatësisht 3 dhe 4 pikë përqindjeje, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë.
Rreth 85% e ndërmarrjeve e konsiderojnë të përshtatshëm nivelin e tyre të huamarrjes, 7% e konsiderojnë të ulët dhe 8% e konsiderojnë të lartë. Krahasuar me periudhën e kaluar, kërkesa për financim te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka mbetur e pandryshuar, ndërsa te ato të mëdha ka shënuar rënie.
sektori i shërbimeve vijon të ketë vlerën më të lartë të huasë ndaj kapitalit, ku rreth 18% e ndërmarrjeve kanë deklaruar se kjo vlerë është e barabartë ose tejkalon vlerën e kapitalit. Krahasuar me periudhën e kaluar, raporti hua/kapital ka shënuar rritje vetëm në sektorin e ndërtimit. / abcnews.al /

