Gjurmët e lashtësisë romake vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, ku zbulimi më i fundit mahniti Ballkanin e më gjerë. Në zonën e Dibrës, në kufirin me Maqedoninë, arkeologët shqiptar zbuluan një varr monumental të periudhës romake.
Drejtuesi i grupit të arkeologëve Erikson Nikolli tha se ky varr ndodhet mes dy rrugëve të rëndësishme, ajo e Arbrit dhe rruga që lidh Ohrin me Dibrën. Sipas tij, janë zbuluar enë qelqi, krëhër kocke dhe thika të cilat datojnë që nga ajo periudhë, pamjet e së cilave u bën publike për herë të parë në ABC-në e Mëngjesit.
“Zgjodha këtë lokalitet, është i ndodhur mes dy rrugëve të rëndësishme rruga e Arbërit dhe rruga që lidh Ohrin me Dibrën. Ky lokalitet është në mes të këtyre dy rrugëve. Jemi në shekullin e tretë të katërt dhe në këtë periudhë ndodhën shumë ndryshime historike, kjo zonë mund të ketë qenë kufiri i Epirit të ri.
Zbuluam enë qelqi, krëhër kocke dhe thikë, pelhura me fije ari. Projektin e kemi të paktën 5 vjet dhe do të shohim lokalitete të tjerë. E dijmë që është dhe një kishë e krishterimit të hershëm që ka përdorur gurët e këtij monumenti.”
Ky lajm me rëndësi për kulturën dhe historinë është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare të cilat i bën jehonë zbulimit të ekipit shqiptar. / abcnews.al /





