Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtrenjtohen apartamentet/ BSH: Në periudhën janar-qershor, çmimet u rritën me mbi 41 për qind

schedule13:58 - 24 Shtator, 2025

schedule 13:58 - 24 Shtator, 2025

Apartamentet në Shqipëri  janë shtrenjtuar edhe gjatë këtij viti.Banka e Shqipërisë ka publikuar analizën e çmimeve të tregut të pasurive ku rezulton se në periudhën janar-qershor 2025 apartamentet  kanë pasur një rritje mestare të  çmimeve  me  41.7 % në krahasim me një vit më parë.Ndërkohë në kryeqytet rritja e çmimeve ka qenë e moderuar dhe ka pësuar një rritje me 32%. Shtrenjtimi i pronave sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë është udhëhequr nga çmimet e larta  kryesisht përgjatë  bregdetit, të cilat kanë rezultuar edhe më të larta se në Tiranë.

Kërkesa për objekte banimi në shqipëri mbeti e qëndrueshme  ndërsa sipërfaqja e ndërtimit ka rënë lehtë.

Numri i pronave të pashitura ka rënë ndjeshëm  por koha mesatare e shitjes është rritur për shkak të zhvillimeve.

Burim kryesor financimi për blerjen e pasurive të paluajtshme vijojnë të mbeten bankat me anë të kredititmit

Këto të fundit kanë miratuar më tepër hua për blerje banese duke mos i ndryshuar  kushtet për pjesën e parë të vitit. Ndërkohë që kufizimi i kredive për blerje banese  ka hyrë në fuqi në korrik të këtij viti.

Ekspertët  theksojnë se itegrimi i Shqipërisë në  Bashkimin Europianpritet të sjellë   rritje graduale të çmimeve të pronave në Shqipëri 20-40%  gjatë 5 viteve  të ardhshme.

Kjo konfirmohet edhe nga trendi i çmimeve të ndjekura në shtete të tjera që I janë bashkuar së fundmi BE-së si Kroacia apo Rumania.

Vitet e fundit blerjet në tregun e pasurive të paluajtshme po bëhen kryesisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!