Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi në RMV, i bllokuar”/ Menduh Thaçi në “Real Story”: Ekstremi i djathtë në qeverisje i njohur për antishqiptarizëm. Mbështetet nga Kurti!

schedule20:05 - 23 Shtator, 2025

schedule 20:05 - 23 Shtator, 2025

Politikani Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në emisionin “Real Story”, në ABC News, foli për zhvillimet e rëndësishme politike, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Maqedonia e Veriut do të mbajë më 19 tetor zgjedhjet lokale. Gjatë intervistës, Thaçi u shpreh se në Maqedoninë e Veriut është në qeverisje ekstremi i djathtë që sipas tij është i njohur për antishqiptarizëm, për të cilën thotë se është i çuditshëm fakti që është e mbështetur hapur nga qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin.

Pjesë nga intervista në studio:

Sokol Balla: Menduh, do të doja ta nisja me një pyetje të drejtpërdrejtë, partia juaj nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, që duket një veprim të themi jo i zakontë politik.

Menduh Thaçi: Jo i zakontë dhe jo simpatik në aspektin demokratik. Ne jemi partia më e vjetër e shqiptarëve të Maqedonisë. Bashkërisht biseduam për një kohë të gjatë si të veprojmë në këto momente. Më pëlqeu shumë hyrja që bëtë ju. Jemi në një stad të tillë që në Maqedoni të Veriut është në qeverisje ekstremi i djathtë, i cili është i njohur për antishqiptarizëm dhe në të njëjtën kohë një grup partizash të vogla të shqiptarëve që bashkëqeverisin me të. Çuditërisht këtë ekstrem të djathtë këtë qeverisje e mbështet hapur dhe jo vetëm hapur por edhe në mënyrë të tjera, qeveria e Kosovës, me në krye z.Kurti. Në të njëjtën kohë, besoj edhe opinioni në Shqipëri jeni të informuar që procesi i integrimit në Maqedoni të Veriut është i bllokuar. Dhe që unë kisha shpresa të mëdha deri para një viti se procesi nuk do t’i debllokohet asnjëherë Shqipërisë, që është keq për Shqipërinë po për ne ishte mirë, ja që ndodh edhe kjo. Shqipëria e debllokoi procesin, por ne kemi ngec. Kryesisht, fatin ne e kemi të lidhur me Kosovën si shqiptarë që kemi jetuar në ish Jugosllavi. Dhe ne mundohemi, sidomos partia jonë dhe partitë e tjera sigurisht edhe në Kosovë që të drejtën e konstituencës, vetos, vendimmarrjes apo edhe pavarësisë së Kosovës që e realizuam ne e nxorëm prej të drejtës së konstituencës që e kishim si popull jo si Kosovë. Mendoj se në këtë drejtim dallimi im, me të tjerët politikanë por edhe të tjerët që janë në qeverisje në pikëpamje nuk duket shumë i madh, e shumta nuk i gjykoj pse këta janë në qeverisje se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes qeverisjes së z.Ahmeti dhe këtyre, përveç se kur e majta social demokratët e partive maqedonase ishin në qeveri dhe pozita e shqiptarëve përmirësohej për shkak të gatishmërisë së tyre dhe jo për shkak të suksesit të z.Ahmeti. Unë dalloj me këta politikanë, pajtohem se politika si jeta modernizohet, pajtohem se vjen një kohë tjetër, po me një çështje nuk pajtohem: politika e shqiptarëve sidomos në Maqedoni, asnjëherë nuk duhet t’i ikë mbamendjes së historisë, idealit apo atij motivi kryesor qe ne bashkërisht e kemi nisur këtë betejë. Për shkak se maqedonasit por në përgjithësi edhe sllavët gjithmonë do të veprojnë në atë drejtim që neve të na ‘modernizojnë’ dhe ne t’i harrojmë kërkesat historike apo të drejtat tona që na takojnë edhe historikisht. Maqedonia është e bllokuar, kjo qeveri nuk jep shenja të kompromisit dhe në anën tjetër sistemi i vlerave në Maqedoni është kthyer me kokë poshtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!