Starova: Lerda e pagoi faturën, kishte disa probleme evidente

schedule22:40 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 22:40 - 16 Dhjetor, 2019

Trajneri i mirënjohur, Sulejman Starova, foli në emisionin “Pressing” për trajnerin e ri të Teutës, Edi Martini, dhe largimin e Franco Lerdës nga skuadra e Partizanit.

Teuta – “Trajner i Tetës është një trajner që ka qenë nga vjet. Lojtarë nuk kishte dhe u bë sebep tabela dhe këto gjashtë pikë në këto dy javë që mund ta ngjisin Teutën në vend të dytë. Megjithatë, unë mendoj se duhet të prisnin për zgjedhjen e trajnerit, pasi ka dhe disa gjëra të tjera te Teuta”.

Rasti i Partizanit – Nuk janë menduar mirë që kanë hequr Lerdën. Ai që e ka sjellë, e mban përgjegjësinë i pari. Nuk merrem unë kush e ka marrë, nuk e dini as ju kush e ka sjellë. Nuk po më kuptoni ccfarë dua të them dhe po bëjmë debat kot. Klubi Partizani është Gaz Demi i pari e me radhë. Ky trajner, nuk është si trajnerët e tjerë. Që kur erdhi, i dimë trajnerët e huaj, që duan një vit të ambientohen. Nuk njihen futbollistët, as rivalët.

Nejse, pse ky ishte momenti që Partizani rregulloi gabimin. Ishin disa gjëra evidente, konflikti me Asanin e Trashin, me Telushin, me Trashin prapë e histori të tjera. Duke qenë që ka pasur shumë gjëra mbi kurriz dhe arrin të marrë përsipër të mos aktivizojë lojtarë titullarë, ai e pagoi faturën. Edhe Lerda po ta vazhdonte, mund ta nxirrte Partizanin kampion. Në kushte të tilla, nuk ta pranon logjika të heqësh trajnerin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!