Vetëm pak ditë pas prezantimit në krye të Ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu ka bërë lëvizjen e parë në strukturat drejtuese, duke shkarkuar zv.ministrin e Brendshëm Andi Mahila.
Mahila si zëvendës ministër kishte përgjegjësi për sa i përkët fushës së Emigracionit dhe Azilit, fushë e cila u kritikua nga kryeministri Edi Raama, gjatë prezantimit të ministres Albana Koçiu.
Andi Mahila mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021. Brenda pak ditësh, pritet edhe zëvendësimi I Andi Mahilës, duke emëruar zëvendës ministrin e ri të Ministrisë së Brendshme.
Gjatë prezantimit të Albana Koçiut si ministrja e parë grua në krye të Ministrisë së Brendshme, Rama tha se tashmë ky institucion duhet të fokusohet në të gjitha punët e brendshme të vendit dhe jo vetëm te Policia e Shtetit. E teksa prioritet në këtë katër vjecar do të ketë kontrolli I territorit, Rama ishte I ashpër për ndërtuesit pa leje si dhe tek kontrolli I punë se Prefekturave.
/ abcnews.al /


